Futboll Sport

“ËSHTË GJITHMONË BUKUR KUR…”/ Deschamps i tregon RRUGËN Italisë dhe “VOTON” për Juventus-in

Fitorja e Kupës së Botës verën e kaluar, pas zhgënjimit në Euro 2016-të, e ka ndihmuar të fitojë çmimin si trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards. Po flasim për trajnerin e Francës, Didier Deschamps, i cili ka thënë këto fjalë për “Sky” në përfundim të ceremonisë.

“Është gjithmonë bukur kur fiton, por dua të falënderoj të gjithë lojtarët e mi: pa ata nuk jam askush. Triumfi në Botëror ka qenë i rëndësishëm veçanërisht për brezat e rinj, që kanë përjetuar suksesin e Francë ’98. Fitorja si trajner ka patur një shije ndryshe, por ka qenë një emocion i papërshkrueshëm. Tani duhet të mendojmë për Europianin”, ka deklaruar Deschamps.

PËR ITALINË – Deschamps ka analizuar më pas situatën e kombëtares së Mancini-t: “Çfarë i duhet Italisë për t’u kthyer e madhe? Duhen shumë gjëra, duke filluar nga puna me të rinjtë, që janë e ardhmja. Duhet të kenë më shumë hapësira në kampionat. Në Itali shumë të rinj luajnë në kategoritë inferiore, ndërsa në Francë aktivizohen në Ligue 1 që në moshën 19 vjeç. Kupa e Botës ka nevojë për Italinë”.

JUVENTUS – Në fund, trajneri i Francës ka dhënë një mendim edhe për bardhezinjtë, ish-skuadra e tij si lojtar dhe trajner: “Tek Juventus u ktheva si trajner për t’i kthyer klubit diçka pas shumë gjërave që më kishte dhënë mua si lojtar. Tani është një nga kandidatet kryesore për Champions League, ky mund të jetë viti i duhur”.

Related posts

Në JANAR INTERI ndryshon fytyrë/ Bashkë me Marottën vjen edhe IDHULLI I TIFOZËVE

Isa.Autor

Nis “operacioni fshesa” tek Roma/ Verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Isa.Autor

Gazetari sportiv solidarizohet me Xhakën e Shaqirin, bën shqiponjën në transmetim direkt

Isa.Autor

Leave a Comment