Futboll

Mohamed Salah kushton më shumë se Neymar…

Sezoni i parë për të në Premier League ka qenë befasues për Mohamed Salah, duke i habitur të gjithë me 28 gola në 31 ndeshje zyrtare me fanellën e Liverpool. Në këto kushte egjiptiani i pëlqen gjysmës së Europs. “Të kuqtë”, që e panë veten ti ikë nga duart Coutinho, kësisoj po marrin masa. Sipas “The Sun”, klubi i drejtuar nga Jurgen Klopp, ka fiksuar çmimin për ish-lojtarin e Roma dhe për të larguar çdo rrezik e kanë vlerësuar sulmuesin 228 milionë euro, më shumë sesa ka paguar Paris SG për të marrë Neymar.

Image result for mohamed salah

Gazeta britanike bën bilancin për lëvizjet në merkato të ekipeve të mëdha në Europë: Real Madrid, Barcelona dhe PSG kanë hedhur sytë mbi Salah dhe kanë bërë gati disa oferta për klubin e Liverpool. Real ofron Lucas Vazquez në këmbim, teksa Barcelona gjithashtu nuk po qëndron duarkryq. Përgjigja e Liverpool ka qenë e qartë: kërkon 228 milionë euro për lojtarin, të cilin e bleu për 50 milionë euro. Nëse dikush vendos të paguajë, atëherë Salah do të thyejë rekordin e Neymar, i cili kushtoi 222 milionë euro.

Related posts

Takaj: Dua të dy trofetë, fitojmë në CAS dhe luajmë në Europë

Sadik.Autor

Aubameyang s’udhëton me skuadrën në Berlin, shumë pranë kalimit në Arsenal

Q.Autor

“NUK E KAM PARË REALIN KAQ NË VËSHTIRËSI”/ Ish-futbollisti i Inter: “Zikaltërit” duhej të merrnin rezultat

Delo.autor

Leave a Comment