Futboll

Trajneri që mposhti kancerin është gati të rikthehet në La Liga

Eduardo Berizzo po mendon të rikthehet në karrierën e tij si trajner, pasi ka fituar betejën me kancerin dhe La Liga është destinacioni më i mundshëm.

Ish-futbollist i Argjentinës, Berizzo u diagnostikua me kancer në muajin dhjetor, por pak kohë më pas u shkarkua nga klubi andaluzian. 48-vjeçari, pasi u operua me sukses, është gati të marrë një detyrë të re dhe është i përqendruar te e ardhmja, pavarësisht se ndjen keqardhje për mënyrën si shkuan gjërat te Sevilla.

EduardoBerizzo - cropped

“U përballa me sëmundjen me një forcë të madhe në vete dhe mbështetje, – tha Berizzo. – Tani dua të kthehem në punë. Sevilla bëri zgjidhjet e saj dhe unë nuk dua të flas për për këtë temp, sepse nëse mendon për të kaluarën atëherë flet gjithmonë për justifikime.

Personalisht kam marrë gjithmonë energji duke menduar për të ardhmen. Tani që jam shëruar dhe jam si gjithë të tjerët jam gati të rikthehem në stol. Mundësisht në La Liga!”

Related posts

PUSHIMET NË SPANJË/ Aventura e Ibrahimovic me yacht, suedezi “sulmohet” nga disa nudistë (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Vjen lajmi i madh për “Los Blancos” nga qeveria spanjolle

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Gega rreshton 4 sulmues në kërkim të golit

Delo.autor

Leave a Comment