Futboll

Negociatat për rinovimin janë të pasuksesshme, Tottenham nxjerr në shitje yllin për 50 mln €

Toby Alderweireld mesa duket po i afrohet largimit nga Tottenham, sipas pretendimeve që vijnë nga Belgjika të martën.

Mbrojtësi aktualisht është grumbulluar me përfaqësuesen belge dhe është gati të zbresë në fushë sipas trajnerit Martinez, megjithëse nuk ka luajtur me Spurs.

Image result for Alderweireld

Sipas belges HLN, si klubi ashtu edhe lojtari nuk duan të negociojnë më për një rinovim dhe duan shitjen përfundimtare.

Kjo ka ardhur për shkak të rrogës së madhe që kërkon lojtari, diçka që nuk është gati ta paguajë klubi.

Prnari Levy nuk është gati të paguajë më shumë se 120,000 euro në javë, ndërkohë që qendërmbrojtësi kërkon 180,000 euro, duke përfshirë edhe bonuset. Kjo është shifra e njëjtë që merr Van Dijk te Liverpool.

Tottenham ka dashur ta mbante belgun në Londër, por HLN thekson se klubi nuk është në gjendje të japë aq para dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është përfshirë në skuadër në ndeshjet e fundit.

Levy shpreson të shesë lojtarin rreth 50 milionë euro në verë.

Related posts

SKËNDERBEU-LUFTËTARI/ Trajneri Daja kërkon fitoren e tretë radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PROFIL/ Ramen Cepele, 17-vjeçari që hyri në historinë e Kombëtares shqiptare

Delo.autor

E BUJSHME/ “Arusha” Bejzade emërohet trajner në Gjermani, ja cilën skuadër do drejtojë

F.autor

Leave a Comment