Futboll Seria A

Interi ia shuan shpresat Man Unitedit, e mohon se ylli i skuadrës është në shitje

Drejtori sportiv i Interit, Walter Sabatini, ia ka shuar shpresat Manchester Unitedit për blerjen e mesfushorit portugez, Jao Mario, duke insistuar se gjiganti italian do ta mbajë në skuadër mesfushorin.

Përfaqësuesi i Portugalisë e ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Interit nën udhëheqjen e Luciano Spallettit, duke nxitur spekulime se ai do të largohet në janar, transmeton Express.

Manchester United dhe PSG-ja janë lidhur ngushtë me 24-vjeçarin, i cili iu bashkua Interit nga Sporting CP në vitin 2016 për rreth 45 milionë euro, Por Sabatini thotë se klubi nuk e ka ndërmend ta lëshojë.

“Si gjithë të tjerët që duhet ta meritojnë mëndin e Kupën e Botës, Joao ka disa probleme me mungesë të minutazhës”, ka thënë Sabatini për Sky Sport.

“Nuk duam ta humbasim, prandaj ai dhe Spalletti do të gjejë gjuhë të përbashkët dhe do ta kuptojnë se cka duhet bërë. Ai është lojtari ynë dhe do ta mbajmë”, ka shtuar ai.

 

Related posts

QETËSOHEN TIFOZËT KUQEZINJË/ Rikthimi tek MILANI, reagon braziliani PATO

Isa.Autor

“TOPI I ARTË”/ Shpërthen Evra: Mjaft me Messin, nuk mund ta fitojë gjithmonë

Delo.autor

“Shnajder si Salihi”/ Holandezi shpërthen pas kartonit të kuq: Nuk keni për të më…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment