Futboll

Akuza: Ka dështuar me Under 21, Di Biagio nuk e meriton kombëtaren

“Luigi di Biagio? Nuk e meriton Italinë”. Ka dalë drejt e në temë Cluadio Gentile, ish-legjendë e Italisë, në një intervistë të dhënë për “Radio Sportiva”, në të cilën ka sulmuar trajnerin e “axurrëve”: “Lojtarët e grumbulluar nga Di Biagio? Ndoshta nuk ka lojtarë që e meritojnë atë fanellë, nëse duhet t’i besojmë atyre që nuk arritën të kualifikoheshin në Kupën e Botës, dhe kjo nuk është një gjë e mirë”, ka thënë Gentile.

“Ngritja në detyrë e Di Biagio-s? Nuk më duket e mirë duke parë se ka dështuar me kombëtaren Under 21 ku ka pasur 6 lojtarë të Kombëtares A dhe pasi ka thënë se ishte më e forta e 20 viteve të fundit. Nuk e meriton detyrën që ikanë besuar. Nëse ata që fitojnë largohen dhe ata që humbasin mbeten në detyrë, do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Nëse do të jetë thjesht i përkohshëm, atëherë mendoj se nuk do të ketë problem”, ka përfunduar Gentile.

Related posts

I thotë po Milan-it, përjashtohet nga formacioni

Q.Autor

Maradona nuk ndalet, kjo është akuza e radhës për Botërorin

Sadik.Autor

Napoli shfaq interes për portierin e Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment