Futboll

“PSG? Juventus është në një dimension tjetër”

Blaise Matuidi, mesfushori i Juventus, i transferuar verën e kaluar te torinezët nga PSG, ka folur për “Le Figaro”: “Sezon ëndrrash? Gjithçka po shkon mirë, por qëkur kam ardhur këtu i them vetes se nuk është ky momenti i sezonit për të bërë llogaritë. Napoli po luan shumë mirë. Nuk ka asgjë të sigurt dhe do të luftojmë deri në fund”.

“Nëse kam ndryshuar dimension duke kaluar nga PSG tek Juventus? Po. Kur kam ardhur, kam kuptuar menjëherë se ky klub ka një histori të gjatë. E kupton shumë mirë kur zbulon muzeun, trofetë e shumtë apo kur je në qendrën stërvitore, ku të kujtojnë shpesh – me fotografi, titujt e fituar, emrat e mëdhenj që kanë luajtur këtu – përgjegjësinë që ke kur vesh këtë fanellë”.

Juventus është një institucion që nuk ka lindur dje dhe domosdoshmërish kërkon të jesh në nivelin e duhur për të respektuar këtë traditë. Rëndësia e detajeve? Këtu ndihet akoma më shumë. Asgjë nuk i lihet rastësisë. Stafi mjekësor ka shumë specialistë për këmbët, pjesët e sipërme të trupit; më pas është stafi brenda dhe jashtë fushës, nuk jemi asnjëherë vetë. Kjo është shenja dalluese. Ka disa momente që jemi në vështirësi por luftojmë deri në fund, kjo është forca jonë”, ka thënë francezi.

Related posts

GRUPI “SUNING” NË KRIZË DHE INTER DRIDHET/ Presidenti Zhang ngre alarmin: Jemi në luftë, nuk ka më…

Delo.autor

JUVENTUSI NUK NDALET/ Ofron një pagë prej 10 milionë euro për “yllin” e Premier League

Isa.Autor

E HABITSHME/ Transferimi i ish-kapitenit të Napolit në Turqi, skuadra turke planifikon të shesë 300 mijë fanella

Delo.autor

Leave a Comment