Futboll

Ylli i Milanit: Për mua Messi është si personazh i PlayStation, e shoh në TV por s’e kam takuar kurrë

Sulmuesi i talentuar i Italisë, Patrick Cutrone, mezi e pret ndeshjen e ekipit të tij kombëtar kundër Argjentinës më 23 mars.
Ai thotë të jetë shumë i lumtur që do të përballet me Lionel Messin, dike që deri tani ka qenë në gjendje ta shohë vetëm në TV apo lojën e PlayStation, transmeton Express.

“Për mua Messi është personazh i PlayStation, gjithmonë e shoh në TV por kurrë nuk e kam pasur rastin ta shoh në jetë reale. Ta takoj atë do të jetë nder për mua”, ka thënë Cutrone.

Sulmuesi i ri i Milani është duke gëzuar një sezon fantastik deri tani.

Ai i ka shënuar 15 gola për Milanin në të gjitha garat këtë sezon dhe shpreson se do të debutojë për Italinë kundër Argjentinës të premten, pas ftesës befasuese që mori. /Express/

Related posts

Rusi 2018/ Sëmundja që anglezët ia gjejnë shërimin te Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

De Gea refuzon Real Madridin, është i lumtur në Manchester

Q.Autor

Dita e gjykimit, te Skënderbeu janë në ankth për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment