Futboll

Milan dhe Juventus në bisedime me Realin për talentin spanjoll

Milani dhe Juventusi janë në bisedime me Real Madridin për mesfushorin e talentuar spanjoll.
Bëhet fjalë për Dani Ceballos, i cili nuk është duke gjetur hapësirë në ekipin e Zinedine Zidane që prej transferimit të tij nga Betisi për 16.5 milionë euro verën që lamë pas, transmeton Express.

Sipas OK Diario dhe Mundo Deportivos, 21-vjeçari mund të transferohet në Itali në bazë të një marrëveshjeje për huazim dyvjeçar.

Ai e ka pasur shumë të vështirë të ketë çfarëdo ndikimi deri tani këtë sezon, duke arritur t’i regjistrojë vetëm nëntë paraqitje në La Liga dhe shënuar dy gola.

Juventusi, Milani dhe madje edhe Liverpooli mund ta nxjerrin më të mirën nga Ceballos dhe t’i ndihmojnë atij të zhvillohet, por Real Madridi dëshiron që ta ketë fjalën e fundit për të ardhmen e tij edhe nëse largohet tani. /Express/

Related posts

MILIONAT E SHEIKËVE NUK VLEJNË NË CHAMPIONS/ Silva: Është e vështirë të…

Delo.autor

E BUJSHME/ “BBC” publikon formacionin më të mirë të dekadës në Premier League, në sulm… (FOTO)

Delo.autor

Beppe Marotta: Eleminimi nga Reali nuk do të ndryshoj asgjë tek Juventusi

Sadik.Autor

Leave a Comment