Futboll

Bayern, ideja e re për stolin është Mauricio Pochettino

Bayern Munich shpreson të punësojë Mauricio Pochettino-n si trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, sipas gjermanes Bild.

Trajneri aktual Jupp Heynckes doli nga pensioni për të zëvendësuar të shkarkuarin Carlo Ancelotti dhe pritet t’i rikthehet pensionit në fund zë sezonit. Gjithsesi, së fundmi ai sugjeruar se mund të qëndrojë në Allianz Arena.

Por mbase nuk është në dorën e tij, pasi Bayern raportohet të jetë interesuar për Pochettino. Sipas Bild, shanset për të marrë trajnerin e Tottenham nuk janë të mira.

Pronari i Tottenham Daniel Levy nuk ka ndërmend të lejojë Pochettino-n të largohet. Klube raportohet të jetë gati t’i ofrojë një kontratë të kënaqshme argjentinasit në mënyrë që ta mbajë në Londër pasi ai shihet si udhëheqësi i erës së re.

Edhe trajneri duket i lumtur te Spurs, dhe do të vazhdojë progresin me brezin që praktikisht e ka rritur vetë.

Mbase nuk ia vlen që Bayern të nisë kontaktet me Tottenham dhe të shohë diku tjetër.

Related posts

COVID-19/ Presidenti i Napolit pozitiv me koronavirus, skuadra në izolim

Delo.autor

ZBULON ARSYEN E SHKARKIMIT NGA PSG/ Tekniku Tuchel: Nuk e kuptoj nëse jam trajner apo ministër i sporteve…

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Ish-futbollisti: Djali im do të ketë një karrierë të madhe

Isa.Autor

Leave a Comment