Të tjera

Djokovic i lumtur: Nuk ndjej më dhimbje, kam dëshirë të fitoj në Majemi

Pas eliminimit të shpejtë në turneun Masters të Indian Wells, tenisti serb Novak Djokovic ka përfituar nga rasti për t’u strëvitur më shumë dhe të përgatitet për turneun e dytë Masters sezonal, atë të Majemit, që nis nesër.

Serbi, ish-numri 1 në botë, do të duelojë me fituesin e sfidës Pairet-Zverev, ndërkohë që Djokovic shprehet optimist për këtë turne, pavarësisht se nuk është stërvitur shumë. “Ditët e fundit kam luajtur tenis pa ndjerë dhimbje në bërryl, ndryshe nga kohët e fundit.

Këto kanë qenë dy ditët e para pa asnjë shqetësim pas një kohe të gjatë, ndaj jam përqendruar tërësisht në lojën time, pa patur shqetësime s emos dëmtohesha apo se mos kisha dhimbje”, tha Djokovic.

Tenisti serb Novak Djokovic i demtuar ne berryl

Më duket e çuditshme, pasi është hera e parë pas kaq vitesh që punova i qetë, si dikur”, tha Djokovic, që konfirmoi se po studion disa teknika të reja të lojës së tij, kryesisht në shërbim. “Po përpiqem të forcoj muskujt, të kem një lëvizje më të shpejtë poas shërbimit dh eta përmirësoj sa më shumë atë.

Nuk jam ende jnë formën time më të mirë, por turneu i Majemit do të jetë një mundësi e mirë për të testuar sërish veten, për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar pas dëmtimit.

Për mua e rëndësishme është që po luaj pa ndjerë dhimbje”, u shpreh tenisti serb Novak Djokovic, aktualisht numri 12 në botë, që synon të rikthehet protagonist në fushat e lojës

Related posts

Amir Khan nuk heq dorë: Dua të rikthehem kampion bote

Q.Autor

“US OPEN”/ Grand Slam me surpriza, ja tenistet që sigurojnë fazën çerekfinale

Delo.autor

NBA/ LeBron James fiton duelin me Dragic, Cavs mposhtin Heat

Q.Autor

Leave a Comment