Futboll

Presidenti që zbriti në fushë i armatosur tashmë është bërë miliarder

Ivan Savvidi  kaluar dy javë të çuditshme. Biznesmeni grek i lindur në Gjeorgji që në të njëjtën kohë është edhe presidenti i PAOK është bërë i famshëm në ditët e fundit pasi hyri në fushë i armatosur, për të protestuar një gol të anuluar.

Por gjysma e dytë e marsit po ecën mirë për Savvidi, bëmat e të cilit detyruan qeverinë greke të pezullonte kampionatin vendas, teksa tashmë është kthyer në miliarder.

Bashkë me interesin për futbollin, ai gjithashtu është pronari i Donskoy Tabak, një kompani cigaresh me shije të ndryshme e cila ka arritur marrëveshjen për t’u blerë nga Japan Tobacco Inc. për një shumë marramendëse 2 miliardë euro.

Për sa i përket bëmave në fushë, Savvidi ka kërkuar falje nëpërmjet faqes zyrtare të PAOK: “Nuk kisha asnjë të drejtë të hyja në fushë në atë mënyrë. Qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e mi nga provokimet.

“Ju lutem më besoni që nuk kisha asnjë qëllim të përfshihesha në sherre me arbitrin apo kundërshtarët. Duket qartë se nuk kam kërcënuar askënd.”

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Ronaldo ndëshkon Sampdorian me një “MAGJI” fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL TEK ITALIA/ Nuk donin të luanin me Gjermaninë, dy lojtarë braktisin grumbullimin

F.autor

BUZËQESH TRAJNERI DAJA/ Futbollisti i Partizanit nis përgatitjet pas dëmtimit, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment