Futboll

Formacioni më i rrezikshëm në botë, njihuni me 11 futbollistët “kriminelë”

Nga Bruno Fernandes te rasti më i fundit i mbrojtësit të Vijarealit Semedo, të shumtë janë futbollistët që kanë pasur probleme me drejtësinë dhe janë akuzuar për vepra të rënda penale.

Në qoftë se do të bëheshin të gjithë së bashku, padyshim që do të formonin formacionin më të frikshëm në botën e futbollit.

Më poshtë është formacioni  me 11 futbollistët “kriminelë” dhe 1 trajner që kanë pasur probleme me drejtësinë:

Portieri Bruno Fernandes, i dënuar me 22 vite burg sepse urdhëroi vrasjen e fëmijës së tij.

1

Mbrojtësi, Serge Aurier, i dënuar me 2 muaj burg sepse goditi një polic duke dalë nga diskoteka.

2

Mbrojtësi, Ruben Semedo, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, arëmbajtje pa leje dhe grabitje me dhunë.

3

Mbrojtësi Breno Rodrigues, i dënuar me 3 vite e 9 muaj burg sepse dogji me qëllim shtëpinë e tij.

4

Mbrojtësi, Aleksis Zarate, i dënuar me 6 vite e  6 muaj burg për përdhunim

5

Mesfushor, Adam Xhonson i dënuar me 6 vite për marrëdhënie seksuale me të mitur

6

Mesfushor, Xhoi Barton i dënuar me 6 muaj burg për rrahjen e një të riu

7

Mesfushor, Xhordan Letçkov i dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre dhe fondesh gjatë kohës kur ishte kryebashkiaku i Slivenit

8

Mesfushor, Rikardo Centurion mund të dënohet me 1 vit burg pasi u kap duke i dhënë rryshfet një polici

9

Sulmuesi Mikele Padovano, i dënuar me 8 vite e 8 muaj për trafik lëndësh narkotike.

10

Sulmues, Robinjo, i dënuar me 9 vite burg për një përdhunim në grup në Milano. Në pritje të Apelit…

11

Trajneri Elkin Monkada, është dënuar me burg për pedofili.

12

Related posts

Shtohet lista, edhe ish-kapiteni i Skënderbeut në UEFA

Sadik.Autor

GJITHMONË SI RIVAL/ Ronaldo dhe Neymar bëhen bashkë, dhurojnë spektakël (VIDEO)

Delo.autor

Ikona e futbollit italian ka një mesazh inkurajues për Lionel Messin

Sadik.Autor

Leave a Comment