Futboll

Firmino surprizon tifozen për ditëlindje

Roberto Firmino i ka sjellë buzëqeshjen tifozëve në fushë këtë sezon. Sulmuesi brazilian këtë gjë e ka bërë edhe jashtë stadiumit. 26-vjeçari ka surprizuar një tifoze të “The Reds” në ditën më të veçantë të tij, për ditëlindje. Kerry Anderson po festonte 40-vjetorin e lindjes në një restorant japonez “Teppanyaki” kur braziliani ka ardhur me tortën me qirinj në duar pranë saj. Zonja është habitur kur ka parë futbollistin e Liverpool duke i sjellë tortën dhe e ka falënderuar.

Anderson ka shkrepur edhe disa foto me futbollistin pasi e ka pasur të ftuar të veçantë në ditëlindjen e saj. Tifozja e “Të kuqve” e ka ndarë gëzimin dhe surprizën edhe në rrjetet sociale me miqtë e saj.

Firmino shpreson që t’u sjellë gëzim dhe buzëqeshje ultrasve edhe në ndeshjen e radhës ndaj Watforrd ditën e shtunë në Premier League.

Related posts

LA LIGA/ Shkarkimi i Montella është vetëm çështje orësh…

Sadik.Autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Kombëtarja në “karantinë”, ja çfarë rrezikohet

Delo.autor

TREGON BETEJËN ME DROGËN/ Ish futbollisti: Më bëri të çmendur, më vrau edhe vëllain

F.autor

Leave a Comment