Futboll

Marek Hamsik ikën nga kombëtarja e Sllovakisë

Marek Hamsik është larguar nga kombëtarja e Sllovakisë për ndeshjet e radhës, pasi ka hequr bajamet. Kapiteni i Napoli nuk do të luajë për përfaqësuesen e tij në “Turneun e Mbretit”, të enjten kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, në stadiumin “Rajamangala”, në Bangkok, por do të qëndrojë në Itali për t’u rikuperuar.

Image result for marek hamsik

30-vjeçari humbi disa seanca stërvitore në fillim të janarit, për shkak të një infeksioni në bajame, dhe tani që ky shqetësim u përsërit vendosi të kryejë një operacion të vogël për t’i hequr përfundim ato. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Napoli, skuadër ku nga e shtuna Hamsik do të fillojë të stërvitet rregullisht, por duke humbur në këtë mënyrë dy miqësoret me Sllovakinë. Pak ditë më parë ai u shpall për herë të shtatë futbollisti më i mirë sllovak i vitit.

Related posts

(VIDEO) Liverpool nuk fal, shënon gol të shpejtë ndaj Swanseas

Q.Autor

Bayern Munich, 100 milionë euro për portierin e Barcelonës

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Trajneri Pirlo gjen dhe sulmuesin e ri, Juventus do lojtarin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment