Futboll

Icardi thumbon Juve e Milan: “Këta janë golat më të bukur…!”

“Ishte një e djelë perfekte, sepse erdhi edhe goli i im i 100-të me Inter dhe sepse kemi laujtur si një skuadër e madhe. Si sulmues duhet të jem në vendin e duhur në momentin e duhur, për të shënuar golat për skuadrën”.
Portagonist në Inter Store Milano, ku është takuar me tifozët, duke bërë foto dhe firmosur autografë mbi fanellën speciale festive të 110 vjetorit të klubit, Mauro Icardi rikthehet të flasë për ndeshjen në “Marassi”, në kanalin tematik të klubit zikaltër.

Rezultate imazhesh për icardi gol juventus

“Golat janë të gjithë të bukur, të shënosh është një sodisfaksion. Golat ndaj Juventus dhe tripleta në derbi janë golat që mbeten më të veçantët.

Perisic dhe Candreva janë shokët që më kanë dhënë më shumë asiste në këto vitet e fundit, por janë të shumtë shokët që më kanë ndihmuar që kur kam ardhur këtu dhe i falenderoj të gjithë”, deklaroi bomberi dhe kapiteni i Inter, Mauro Icardi.

Related posts

Andre Silva, çelësi i Milanit për të shkuar te sulmuesi i Monakos

Sadik.Autor

Igli Tare tregon se Lazio ka refuzuar 70 milionë euro për objektivin e Juves, Unitedit e PSG-së (FOTO)

Q.Autor

PRITET SHKËMBIMI/ Interi kërkon këtë futbollist nga Chelsea

F.autor

Leave a Comment