Futboll

Reali ofron lojtar dhe 150 milionë euro për Salahun

150 milionë euro dhe kartonin e Lucas Vasquez, kjo është oferta e “Los Blancos” për Salahun.
Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Real Madridi është duke shpresuar se oferta prej 150 milionë euro plus kartoni i Lucas Vasquez, do ta bindin Liverpoolin për të hequr dorë nga anësori i talentuar, Mohamed Salah, transmeton Gazeta Express.

Gjigantët spanjoll do të tentojnë t’i sigurojnë gjatë verës shërbimet e 25 vjeçarit, vlera e të cilit është më shumë se 190 milionë euro dhe për këtë Reali është i gatshëm të heqë dorë nga i ledhatuari i Zinedine Zidane, Vasquez.

Salah ka impresionuar që në sezonin e parë në “Anfield”, duke shënuar 36 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat, prej tyre 28 në Premierligë dhe aktualisht është i pari në garën për Këpucën e Artë. /Gazeta Express/

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ MILANI shumë pranë mesfushorit spanjoll të Man United

Isa.Autor

PARAKALOI ISH-KAPITENIN INIESTA/ Messi bëhet “vrasësi” i miteve, ja objektivi i radhës

Delo.autor

NDIZET ALARMI TEK INTER/ Conte pa 3 mesfushorë për sfidën ndaj Udineses, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment