Futboll

Kanosja me thikë e trajnerit Migen Memelli, reagon KF Tirana: Do marrim masa

Klubi i Futbollit Tirana ka dënuar ashpër aktin e rëndë ku trajneri i U17 Migen Memellit ka rënë pre e dhunës. Përmes një reagimi publik KF Tirana thekson se dhuna e ushtruar nga një prind i skuadrës që drejton Memelli meriton të dënohet. Ndër të tjera klubi i ka ofruar mbështetje trajnerit, ndërsa ka paralajmëruar që të merren masa të tjera për të mbajtur sa me larg prindërit.

REAGIMI I KF TIRANA
KF Tirana dënon ashper incidentin e ndodhur sot ne kompleksin stervitor “Skender Halili”. Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit te Tiranes U17, nga prindi i nje futbollisti ndaj Migen Memellit meriton dhe do te denohet. Klubi ka marre menjëherë te gjitha masat per te mbeshtetur trajnerin Migen Memelli. KF Tirana do te marre masa te tjera per te mbajtur sa me larg prinderit qe jo vetem demtojme femijet e tyre por cenojne integritetin e trajnereve dhe imazhin e nje klubi qe gjithmone ka funksionuar si nje familje e madhe.

Probleme te ngjashme jane hasur dhe ne te shkuaren dhe KF Tirana ka punuar gjithmone per te mbajtur larg prinderit nga femijet dhe problemet.

Related posts

E rrallë në Angli/ Futbollisti transferohet dy herë në katër ditë, klubi fiton…

Sadik.Autor

GATUSSO MERR LAJMIN E HIDHUR/ Jashtë ndeshjes vendimtare ndaj Lazios titullari…

Delo.autor

“KUR ISHA 6 VJEÇ IDHULLI IM ISHTE ROBERO BAGGIO”/ Ylli Lewandowski: Nuk ekziston një lojtar më i madh se të tjerët, por…

Delo.autor

Leave a Comment