Futboll

Gafa e Ronaldos për Juventusin

Ikona e Interit, Ronaldo, tha se drejtësia ka shkuar në vend kur Juventusi ka rënë në Serie B, por ai e tha ndryshe, bëri gafë duke deklaruar “në Serie C”.

Juve është goditur nga skandali i Calciopoli me 2006, por fenomeni, Ronaldo, thotë se gjithashtu ka vuajtur edhe Interi atë kohë.

Sido që të jetë, duke folur për rënien e “Zonjës së Vjetër” në një kategori më poshtë, Ronaldo bëri gafë duke thënë “Serie C”.

“Gjatë kohës sime te Interi, nuk luftuam vetëm kundër ekipeve tjera, por kundër gjithë sistemit të korruptuar”, u shpreh ai për “Calciomercato.com”.

“Gjithçka u zbulua disa vite më vonë, kur disa njerëz shkuan në burg ndërsa Juventusi në Serie C. U arrit drejtësia”. /Gazeta Express/

Related posts

NDALON AKSIONIN/ Ndëshkon me karton Kaka dhe më pas ndodh diçka që nuk e kishim parë kurrë (VIDEO)

Delo.autor

HIDHET SHORTI NË EUROPA LEAGUE/ Dy shqiptarë rrezikojnë kryqëzimin “Beograd” në playoff

Delo.autor

“SITUATA E KRIJUAR NGA KORONAVIRUSI NUK NA KA BËRË MIRË”/ Orges Shehi: Ju tregoj dyshimet që kam për Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment