Futboll La Liga Sport

FRANCEZI ZGJIDH PROBLEMN E PARË/ Ja 6 “viktimat” e rikthimit të Zidane tek Real Madridi

Rikthimi i Zinedine Zidane ka zgjidhur problemin në pankinën e Real Madrid, por ndërkohë francezi vjen me një mori viktimash në kampin e Los Blancos. Bëhet fjalë për ata futbollistë që vështirë të gjenin vend në formacionin e Zidane, por që vijojnë të jenë pjesë e skuadrës.

Bale

Sigurisht që 29-vjeçari Bale është rasti më i komplikuar. Uellsiani spekuloi që vjet në lidhje me të ardhmen e tij, sidomos pas fitores në finalen e Champions League, në Kiev, aty ku ishte protagonist kryesor me një dygolësh.

Ajo finale çeli derën e largimit për Cristiano Ronaldo, ndërkohë që i dha uellsianit Bale flamurin e liderit, edhe pse në kundërshtim me planet e trajnerit Zidane, që kërkonte qëndrimin e portugezit dhe largimin e ish-futbollistit të Tottenham. “Nuk mund të them se Zidane dhe unë ishim shokë të ngushtë”, pat deklaruar uellsiani në shkurt.

Ceballos

Ceballos nuk llogaritej fare nga Zidane pas nënshkrimit të tij. Vetë futbollisti deklaroi pas largimit të francezit: “Nëse Zidane do të ishte ende këtu, atëherë do të kishte gjetur një mundësi për të më larguar”. Ndërkohë, këtë sezon në mungesë të Zidane, futbollisti ka patur më shumë minuta nën këmbët e tij, si me Lopetegui ashtu edhe me Solari. Tashmë, rikthimi i Zidane komplikon situatën. Në klub ka ende besim te talenti 22-vjeçar, ndonëse mund ta largojnë në huazim , për të bindur trajnerin në terma afatmesme.

Marcos Llorente

Njëlloj sikurse Ceballos, edhe 24-vjeçari Marcos Llorente nuk hynte në listën e Zidane. Këtë vit e nisi pa luajtur, madje gati finalizoi marrëveshjen e tij me Alaves në nëntor. Mbërritja e Solarit dhe një dëmtim i Casemiro i dha shansin dhe ai përfitoi prej tij. Me ndryshimin në pankinë, pasiguria përpin edhe një herë të ardhmen e Marcos Llorente, ndonëse performanca e tij pozitive në ndeshjet e fundit mund t’i vijë në ndihmë.

Mariano

Nën dretimin e Zinedine Zidane, Mariano numëronte vetëm 302 minuta në atë sezon. Në vijim, ky vit, për shkak të dëmtimeve të tij, por edhe në mungesë të shanseve nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Për fatin e tij të keq, nën drejtimin e Zidane, Mariano kishte përpara tij edhe Benzema e Morata, çka e bënë edhe më të vështirë protagonizmin e tij.

James

James u largua në verën e vitit 2017 me kërkesën e Zidane, që nuk e përfshinte kolumbianin në planet e tij. Huazimi i James Rodriguez te Bayern Munich do të skadojë në qershor, me bavarezët që kanë opsionin ta blejnë futbollistin. Nëse Bayern Munich do të aplikojë këtë klauzolë, duke blerë James, atëherë do të largonte një problem nga Real Madrid dhe trajneri Zidane.

Courtois

Courtois tashmë do të kërcënohet seriozisht nga Keylor Navas, i preferuari i trajnerit Zidane, me francezin që madje refuzoi blerjen e Kepa Arrizabalaga dimrin e kaluar, duke besuar te Navas, portieri që ka mbrojtur portën e Los Blancos në 3 trofetë e njëpasnjëshëm të Champions League.

Related posts

GATI PËR REVOLUCION NGA “THEMELET” NË VERË/ Ja 5 emrat “big” që Juventus nxjerr në shitje

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Woodward zbulon arsyen pse zgjodhi Solskjaer

Isa.Autor

PAS FINALAIZIMIT TË “HAT TRICK” ME PENALLTI/ Akuza: Ronaldo i quajti “bij k*rvash!” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment