Futboll

Wilshere ia bën me sy Milanit: Do të largohem nga Arsenali

Wilshere ka treguar se ka kohë që nuk është në planet e Arsenalit dhe pavarësisht se po luan mirë në takimet e fundit, e ardhmja është larg “Topçinjve”.

Jack Wilshere ka bërë të ditur se trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, i ka kumtuar lajmin se është i lirë të largohet nga Arsenali para startit të Premierligës.

“Ishte bisedë e sinqertë”, u shpreh Wilshere.

“Ai më ka thënë: ‘në këtë moment nuk do të të ofrojmë kontratë të re, kështu që nëse mund të gjesh një klub tjetër, mund të shkosh’”, deklaroi mesfushori anglez. Por, ai u lëndua dhe mbeti edhe për një sezon te “Topçinjtë”, por duket se më në fund do të largohet.

Për Wilshere interesohet Milani. Gennaro Gattuso tashmë e ka pranuar se i pëlqen 26 vjeçari. /Gazeta Express/

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Ja 2 përforcimet e para për Solskjaer…

Isa.Autor

“BOMBA” NË GJERMANI/ Neuer ishte në një lidhje homoseksuale me trajnerin e portierëve?

F.autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Armand Duka: Shqipëria një nga shtetet ku duhet të rinisë më parë futbolli

Delo.autor

Leave a Comment