Futboll

Tronditet bota e futbollit, klubi i njohur përfshihet në një skandal seksual me të miturit

Një skandal abuzimi dhe shfytëzimi të fëmijëve ka tronditur futbollin argjentinas dhe në veçanti klubin prestigjoz të Indipendiente Avellanda.

Skandali u zbulua nga gazetari Gustavo Grabia në programin “No Todo Pasa”. Një i ri 17 vjeçar ka rrëfyer tek psikologia abuzimet e bëra ndaj tij dhe shokëve. Djaloshi ishte pjesë e ekipeve të moshave të Indipendentes ndërsa tregoi mënyrën se si 4 bashkëmoshatarë të tjerë, janë përdorur për shërbime të vazhdueshme seksuale.

Rrjetin e prostitucionit, sipas asaj që ka thënë djaloshi, e drejtonte një ish-lojtar i Indipendientes, me ndihmën e një arbitri që gjykonte ndeshjet e të rinjve. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet se kjo skemë prostitucioni mund të jetë përhapur edhe në skuadrat e tjera.

Ky rrëfim i 17-vjeçarit ka tronditur botën e futbollit argjentinas dhe jo vetëm. Kujtojmë që një rast i ngjashëm u regjistrua në Angli, ku ish-trajneri Benell, u dënua me 31 vite burg, pasi shfrytëzoi seksualisht 50 futbollist të moshës 12-15 vjeç, nga viti 1979 deri në 1991.

Related posts

Reali i Madridit “piketon” talentin e Valencias

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Ndëshkohet me të kuq: RONALDO del nga fusha e lojës duke QARË (VIDEO)

Isa.Autor

PREZANTIMI TEK JUVENTUS/ Arthur merr fanelën e Pjanic por edhe të ndihmës trajnerit të Pirlos!

Delo.autor

Leave a Comment