Futboll Premier League

Liverpool piketon “yllin” e Paris SG, nëse largohet Coutinho…

Ashtu si ka shkruar një numër i konsiderueshëm gazetash në Britani dhe Francë, Liverpool do të lëvizë për të marrë lojtarin e Paris Saint-Germain, Julian Draxler, nëse Philippe Coutinho vendos të shkojë te Barcelona. Katalanasit kanë kërkuar vazhdimisht Coutinho dhe kjo do të jetë çështja kryesore e verës së ardhshme. Të gjitha gjasat tregojnë se për rreth 130 milionë euro, numri 10 do të transferohet në “Camp Nou”. Në këto kushte, klubi i kuq ka nisur të punojë për të gjetur zëvendësuesin.

Image result for julian draxler

Fillimisht, Liverpool mendoi për blerjen e Thomas Lemar, i cili zgjodhi të qëndrojë edhe për një sezon te Monaco, përpara se të zgjedh mes skuadrës së Klopp dhe Arsenal. Gjithsesi, kohët e fundit, gjermani Julian Draxler është emri favorit për t’i bashkuar Sane, Salah dhe Firmino në sulmin e ekipit të drejtuar nga Klopp. Trajneri gjerman e sheh bashkatdhetarin e tij si idealin për të investuar 60 milionë euro, ndryshe nga Lemar që kushton 90 milionë. Draxler, që ka përfunduar në stolin e PSG, do të ishte gati për transferimin në “Anfiel Road”.

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA KOSOVA/ Tifozët konsumojnë qofte dhe birra në stadium duke parë ndeshjen (FOTO)

Delo.autor

RENDITJA/ Sipas studimit anglez, ja stadiumi më i mirë në botë…

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E DOUGLAS COSTA DHE LAJMËRON JUVENTUS/ Rummenigge: Merkato e verës së do të jetë më…

Delo.autor

Leave a Comment