Futboll

Keidi Bare thërret publikun: Na mbështesni! Kemi nevojë për ju

Në krah të trajnerit Alban Bushi, në konferencën e sotme për shtyp ishte kapiteni i ekipit Shpresa, Keidi Bare. Mesfushori fierak që luan me Atleticon e Madridit kërkon t’i hedhë hapat një nga një duke shprehur optimizëm për sfidën e radhës, dhe më pas për të menduar për arritjen e objektivit në këto eliminatore që është vendi i dytë në grup.

“Si fillim ne duhet të përqendrohemi të marrim fitoren në ndeshjen e nesërme. Normale që synojmë vendin e dytë në grup, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe tani duhet të mendojmë për të mposhtur Sllovakinë”, tha kapiteni i Shqipërisë U-21.

Fitoret megjithatë nuk arrihen pa tifozët dhe Bare, ashtu si trajneri Bushi, bën thirrje për mbështetje në këtë sfidë me Sllovakinë, pasi me përkrahjen e publikut skuadra do të ketë një lojtar më tepër në fushë.

“Kemi nevojë për një përkrahje sa më të shumtë nga publiku, pasi ata na frymëzojnë për të dhënë më të mirën në fushë. Dihet që tifozëria e zjarrtë është si të kesh një lojtar më tepër në fushë”, deklaroi mesfushori Bare.

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Xavi Hernandez në kërkim të mesfushës ideale te Barcelona

Delo.autor

Real Madridi ‘përdhos’ La Corunan, fitore dhe ‘kërcënim’ për Barcelonën

Q.Autor

“Viktima” e Ramosit flet hapur: Më tha që më shënonte në stilin “Panenka”, por unë…

Isa.Autor

Leave a Comment