Futboll

Pippo Inzaghi: “Vëllai im është perfekt për kombëtaren e Italisë”

Superpippo Inzaghi, trajneri aktual i Venezias, që militon në Seria B, përmes një deklarate të dhënë për “Radio Radio”, ka propozuar vëllain e tij, Simone Inzaghi për postin e trajnerit të kombëtares së Italisë. “Keqardhje që nuk u kualifikuam në Botëror, por futbolli italian duhet të ecë përparë. Duhen aktivizuar të rinjtë, futbollistë të mirë në Itali ka shumë”, deklaroi Pippo.

Rezultate imazhesh për pippo inzaghi simone inzaghi

“Prej dy vitesh jam te Venezia ku po bëj një gjë të bukur, mendoj vetëm që të përfundoj atë që kam nisur. Kombëtarja? Është ëndrra për këdo që është trajner, është maksimumi. Për momentin i bëj urimet e mia Gigit, më pas kushedi se çfarë do të ndodhë. Pas pak vëllai im, Simone mund të bëj trajnerin e kombëtares, është profili i duhur, një djalosh shumë serioz dhe i përgatitur. Në të ardhmen natyrisht, për momentin po ecën mirë me Lazion”, përfundoi Pippo Inzaghi.

Related posts

TRAJNERI I DORTMUNDIT/ Favre lëshon alarmin: Vetëm ai nuk mjafton, Bayern një hap para nesh

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Drama e ish-fituesit të Championsit: Kam qenë i detyruar të VRAS NJERËZ

Isa.Autor

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Trajneri Klopp: Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur…

Delo.autor

Leave a Comment