Gossip

Danielle Favatto, vajza bukuroshe e legjendës Romario

Legjenda braziliane e futbollit, Romario pak ditë më parë zbuloi se do të konkurrojë për postin e Guvernatorit në Rio de Janeiro. Ai në këtë fushatë do të ketë dhe mbështetjen e vajzës së tij, Danielle Favatto, e cila ashtu sikurse babai i saj është tepër e suksesshme, por jashtë fushës së lojës.

Nëse Romario e kishte gjithë vëmendjen në fushën e lojës, 20-vjeçarja nga ana e saj, është tepër e pëlqyer në rrjetet sociale. Ndjekësit e Danielle në muajt e fundit janë shtuar shumë, dhe kjo është e lehtë për t’u kuptuar. Vajza ka një fizik me forma shumë të bukura dhe një jetë mjaft aktive.

Ajo sigurohet gjithmonë që t’i kënaqë fansat e saj me foto nga plazhet e bukura të Rio de Janeiro, teska kryen aktivitete të ndryshme, apo dhe kur del klubeve me shoqërinë e saj.

Edhe pse Danielle ka edhe 3 motra të tjera, Ivy, Isabellinha dhe Moniquinha, ajo është më e pëlqyera dhe ndjekura në Instagram.

Babai i saj, Romario tashmë synon t’i hyjë seriozisht fushës së politikës, i cili deklaroi: “Në këto kohëra kaotike, ndryshimi është i nevojshëm, për më saktsë është urgjent. Rio gjithmonë ka pasur probleme, por asnjëherë si tani.” Megjithatë me një vajzë si Danielle Favatto në krahë, Romario i ka të sigurta disa vota më shumë.

Related posts

“THA PO”/ Futbollisti shqiptar i propozon martesë të dashurës së tij (FOTO)

Delo.autor

NGA FLOYD MAYWEATHER TEK RONALDO/ Ja sa ditë punë u duhen për të paguar makinat luksoze (FOTO)

Delo.autor

FORMAT TRUPORE QË TË LËNË PA FJALË/ Carlotta Tadolini, seks-bomba që bën tifo për Milanin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment