Futboll La Liga Premier League

Vuajnë United dhe Barcelona, Inter kërkon 60 mln sterlina për 23-vjeçarin

Barcelona dhe Manchester United duhet të paguajnë më shumë se 60 milionë sterlina në mënyrë që të arrijnë marrëveshjen me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Sllovaku është duke u monitoruar nga afër nga disa klube të mëdha në Evropë pas një sezoni mbresëlënës në Serie A. Skriniar, 23 vjeç, ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar katër herë dhe mbrojtësi shikohet si një lojtar i perspektivës. Kaq ka mjaftuar, që klube të mëdha të hidhen në sulm.

Shfaqjet e tij mbresëlënëse e kanë parë atë të lidhet me një lëvizje të mundshme në Angli, me Arsenalin dhe Manchester United, që po rivalizojnë fort për të, ndërsa Barcelona po e monitoron nga afër. Sipas “Calciomercato”, Interi është i dëshpëruar për të mbajtur yllin e ekipit dhe nuk do të fillojnë negociatat, nëse një prej ekipeve të interesuara nuk ofron 60 milionë sterlina. Çmimi i kërkuar i Interit mund të jetë një pengesë për çdo marrëveshje potenciale dhe gjigandët e “San Siro” mbeten të sigurt për të ndaluar interesin.

Related posts

SULMI I INTERIT/ Dzeko e Sanchez gjejnë golin, dridhet “Demi” Lautaro

Delo.autor

TRAJNERI NË VERSIONIN “ULTRAS”/ Ja çfarë bën Ancelotti në festën e Napolit… (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid ndjek mbrojtësin e Shqipërisë…

Delo.autor

Leave a Comment