Futboll Sport

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ ANGLISË/ 20 kuriozitetet që duhet t’i dini për Ukrainën

1. Ukraina është vendi i dytë me sipërfaqen më të madhe në Europë, por ka 41 milionë banorë më pak sesa Anglia (56 milionë).

2. Sauthgejt duhet të bëjë kujdes nga ylli i Ukrainës, Zinçenko. 24- vjeçari e ka fituar Premier Ligën me Sitin 3 herë. Familja e tij u arratis nga Ukraina kur forcat ruse morën kontrollin e rajonit të Donbasit në vitin 2014. Është martuar me gazetaren sportive Vlada Shçeglova.

3. Shevçenko e mposht Sauthgejtin me pamjen e tij në stol. I veshur shik, gjithnjë me kostumet e mikut të tij Xhorxho Armani. Ishsulmuesi i Milanit u takua me gruan e tij, modelen amerikane, Kristen Pazik, pas një feste organizuar pikërisht nga stilisti italian.

4. Aktorja Mila Kunis u largua nga Ukraina kur ishte 7 vjeçe, pasi nëna e saj mësuese dhe babai inxhinier mendonin se nuk kishte më të ardhme në vendin e tyre.

5. Sportistët më të mëdhenj të Ukrainës janë ish-kampionët e peshave të rënda në sport, vëllezërit Vitali dhe Vladimir Kliçko. Sot Vitali është kryebashkiaku i Kievit.

6. Presidenti i vendit, Volodimir Zelenski, dikur mori pjesë në një spektakël televiziv si një mësues që papritur u bë president i vendit. Ai është një aktor komedie.

7. Sergei Bubka, kampioni i kërcimit me shkop, ishte nga Luhansku. Ai e theu rekordin botëror 35 herë dhe ishte njeriu i parë që kërceu mbi 6 metra.

8. Aktorja që luajti në filmin “Xhejms Bond”, Ollga Kurilenko, u rrit në varfëri në qytetin port të Berdianskut. Shkoi në Moskë në moshën 15-vjeçare dhe u bë modele.

9. Aktorja Mila Jovoviç është ukrainase. Familja e saj u largua nga Bashkimi Sovjetik kur ajo ishte 5 vjeçe.

10. Vendi i saj ka muzeun më të çuditshëm turistik, atë të centralit bërthamor të Çernobilit, i cili shpërtheu në 1986. Sot 10 mijë njerëz në vit vizitojnë qytetin fantazmë të Pripjatit.

11. Politika e Josif Stalinit për të shitur produktin e fermave e ukrainase sesa t’i hanin banorët, u fajësua për zinë e urisë së vitit 1932-’33, e cila shkaktoi 3.9 milionë viktima.

12. Ukraina ishte dukur vendi i tretë me arsenalin më të fuqishëm bërthamor në botë, përpara se t’i dorëzonte ato në 1994.

13. Ukraina cilësohet vendi i dytë më i varfër i Europës, me 60% të popullsisë që jeton nën minimumin jetik. Rroga mesatare vjetore është 7 mijë paund, krahasuar me 31 mijë paund në Britani.

14. Në vitin 1922 Ukraina u bë një nga republikat themeluese të Bashkimit Sovjetik dhe lideri i dytë më jetëgjatë komunist i vendit, Leonid Brezhnjev, lindi në Ukrainë.

15. Gjatë Luftës II Botërore, vendi humbi 1.6 milionë ushtarë dhe 5.2 milionë civilë.

16. Ukraina ka 7 vende trashëgimie që mbrohen nga UNESCO, përfshirë Katedralen me kupolë ari të Shën Shofisë në Kiev.

17. Veshja karakteristike e grave quhet “Vinok”. Disa prej kostumeve folklorike me lule shumëngjyrëshe mund t’i shohim në Romë të shtunën.

18. Runi shënoi golin e fitores 1-0 në fazën e grupeve kundër Ukrainës në Donjeck në “Euro 2012”. Vendi organizator nuk u kualifikua nga grupi.

19. Harrojeni vuvuzelën. Ukraina krenohet me instrumentin më të gjatë muzikor në botë. Quhet briri ose trembita.

20. Nëse Ukraina humbet nesër, tifozët e tyre mund ta shuajnë dhimbjen me “horilka”, pije e ngjashme me vodkën. Është pija kombëtare me 40% alkool.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Nuk kishin shanse të shpëtonin. Avioni u përplas me 150 km/h” (FOTO)

Delo.autor

BRAKTISI FUTBOLLIN PËR MUZIKËN/ Maradona do të rikthejë në fushë Osvaldon

Delo.autor

Simone Inzaghi: Udinese është e rrezikshëme, por ne duhet të jemi të përulur dhe të uritur për sukses

Sadik.Autor

Leave a Comment