Futboll

Balaj është rikthyer/ Mesazh Panuccit, jam gati

Balaj shpreson të luajë në miqësore kundër Norvegjisë.

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, shpreson të luajë kundër Norvegjisë, ai thotë se është gat, por në fund është trajneri (Christian Panucci) ai që vendos.

Reparti i sulmit duket të ketë alternativa me bollëk për trajnerin italian, tashmë me rikthimin edhe të Bekim Balajt.

“Është një mungesë relativisht e gjatë në Kombëtare, për arsye të një dëmtimi që më la jashtë fushave”, u shpreh sulmuesi.

“Është një vlerësim që jam rikthyer dhe po arrij formën time më të mirë, ndaj shpresoj të kem mundësi të luaj dhe të jap më të mirën”, shtoi ai.

“Të gjithë lojtarët kanë treguar një formë mjaft të mirë dhe kushdo që të luajë, jam i sigurt që do të japë maksimumin”.

“Natyrisht që gjithsecili kërkon sa më shumë hapësira, por në fund është trajneri ai që vendos dhe ne duhet thjesht të jemi në gatishmëri”, theksoi mes tjerash Balaj.

Related posts

Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës, vijnë reagimet e para (foto)

Q.Autor

SHQIPËRI-ANGLI/ Policia merr masat, bizneset e vendosura në stadiumin “Air Albania” do të mbyllen para ndeshjes

Delo.autor

“NUK E KUPTOJ PSE ALVARO…”/ Kritika të ashpra ndaj yllit Morata, shoku i tij i kombëtares e mbron

Delo.autor

Leave a Comment