Futboll Seria A

Elseid Hysaj vihet në shënjestër/ Klubet e mëdhaja janë gati të paguajnë 50 milionë euro për mbrojtësin

Agjenti i Elseid Hysajt i ka thënë Napolit se një klub i madh është gati të paguajë 50 milionë eurot e klauzolës së tij, sipas Tuttosport.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare u ble nga Empoli për 5 milionë euro në 2015, duke ndjekur trajnerin Maurizio Sarri në San Paolo.

Ai ka një kontratë deri në qershor të 2021 dhe ka një klauzolë 50 milionë euro për çdo klub që kërkon lojtarin përpara se t’i skadojë.

Ajo mund të aktivizohet vetëm mes 30 qershorit dhe 15 korrikut çdo vit.

Tuttosport pretendon se drejt Hysajt ka ardhur një ofertë premtuese dhe agjenti i tij ia ka transmetuar këtë gjë klubit italian.

Ndër klubet e interesuar janë edhe Manchester United dhe Arsenal.

24-vjeçari konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Evropë.

Related posts

DISFATA NDAJ ATLETICOS NË CHAMPIONS/ Klopp: Isha i zemëruar, më pas kam kuptuar se jam një idiot…

Delo.autor

EURO 2020/ Turqi-Shqipëri, ja kur dalin biletat në shitje (FOTO)

Delo.autor

Wenger: Sot vendoset gjithçka për Aubameyang dhe Giroud

Q.Autor

Leave a Comment