Futboll Premier League

Chelsea, kthen sytë nga Gareth Bale/ Anglezët gati të marrin shërbimet e Uellsianit

Edhe Chelsea është opsion për Gareth Bale, që kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi.

Zinedine Zidane ka humbur besimin në Gareth Bale dhe duket se 28 vjeçari do të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”, raporton “Don Balon”.

Sipas “Don Balon”, përveç Manchester Unitedit, opsion për Bale është edhe Chelsea, që do të tentojë t’i nisë sa më parë bisedimet me “Los Blancos”, këta të fundit janë të interesuar për dyshen e “Bluve të Londrës”, Thibaut Courtois dhe Eden Hazard.

Për lojtarin interesohet edhe Paris Saint-Germaini që raportohet se mund të përfshihet në marrëveshje për Neymarin, për të cilin Florentino Perez është gati të bëjë çmendurinë gjatë verës.

Ndërsa sa i përket Kinës, ky opsion është hedhur poshtë nga vet Bale, ai dëshiron të luajë edhe për të paktën katër vite në nivele të larta në Evropë.

Related posts

SHKËLQEU NË DERBI/ Mediat italiane thurin elozhe për “gardianin” Strakosha, ja nota që e vlerësuan

Delo.autor

E BUJSHME/ Kthesa e papritur: AJETI pranë AKORDIT me klubin e madh italian

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Ndeshja ndërpritet përsëri, tymi mbulon stadiumin “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment