Të tjera

Djokovic i dëshpëruar: Ky është fundi i botës, çdo gjë shkon ters

Novak Djokovic duket se ende nuk po gjen rrugën e duhur për të dalë nga tuneli, teksa brenda dy javësh ka regjistruar dy eliminime që në ndeshjen e parë, si në turneun Masters të Indian Wells ashtu dhe atë të Majemit.

Pas humbjes me Taro Daniel erdhi ajo ndaj Benoit Paire dhe tenisti serb duket se ka ende probleme fizike për të zgjidhur. “Po provoj çdo mënyrë për t’u ringritur dhe rikthyer te fitorja, por asgjë nuk po funksionin.

Nuk ndihem mirë kur luaj në këtë mënyrë. Dua të luaj ashtu si unë dua, ashtu si unë di, por për momentin kjo është e pamundur. Nuk kam ende energji, pasi nuk jam stërvitur sa duhet kohët e fundit”, tha serbi Djokovic.

Tenisti serb Novak Djokovic

Dy humbje dhe eliminime “flash” për Djokovic janë një sinjal i keq për serbin. “Doja të luaja në dy turnetë amerikanë, pasi doja të zhvilloja disa ndeshje para se të nisë sezoni në fushat me dhè.

Nëse hyj në fushë do të thotë se besoj te fitorja, askush nuk më detyron ta bëj këtë gjë. Nuk jam në nivelin që dëshiroj, duhet të vazhdoj të stërvitem, të ndryshoj, të bëhem më i mirë se dje. Situatat ku jam gjetur dy vitet e fundit kanë qenë të vështira, por s’jam i vetmi që i kam kaluar ato.

Disa lojtarë dëmtimet i vuajnë më shumë. Nuk ka qenë e lehtë për mua, kjo është e vërteta”, u shpreh më tej tenisti serb, që shpreson të rikthehet në formën optimale edhe pse ka shumë enigma për të ardhmen.

Related posts

BASKETBOLL VENDI/ Teuta tërhiqet nga Liga Unike, 24 orë para fillimit të turneut. Kritika organizatorëve

Delo.autor

Zotërinjtë e fushave, ja skuadra që nuk urrehet kurrë

Q.Autor

MOTO GP/ Super pole position për Bagnaia dhe Ducati në Katar, “Doktor” Rossi i katërti

Delo.autor

Leave a Comment