Futboll Seria A

Manchester United po vëzhgon mbrojtësin e Napolit

Faouzi Ghoulam është rikthyer në stërvitje pas lëndimit të dyfishtë në gju dhe Manchester United tashmë ka nisur ta vëzhgojë atë.

Përfaqësuesi i Algjerisë ishte njëri ndër mbrojtësit e majtë më në formë në Evropë këtë sezon deri kur e dëmtoi ligamentin e gjurit në fillim të nëntorit.

Tamam kur pritej të kthehej më 8 shkurt 27-vjeçari pësoi një aksident të çuditshëm në stërvitje dhe theu kupën e gjurit.

Megjithatë, ai dje u kthyen në stërvitje dhe gazeta “II Mattino” pohon se Manchester United tashmë ka nisur ta përgatisë strategjinë për transferimin e tij në verë.

Ai nënshkroi kontratë të re në dhjetor, e cila do ta mbajë në klub deri më 2022 dhe përfshinë një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. /

Related posts

Valverde: Mos e dramatizoni dëmtimin e Dembele!

Q.Autor

Fitorja e parë pasi kaluan në disavantazh, Lazio do të tregojë nëse Milan ka dalë nga kriza

Q.Autor

Lajmi i keq për Liverpoolin, mbrojtësi Joe Gomez mungon ndaj Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment