MMA

McGregor urdhëron Dana White: Ulu, unë jam “shefi” i ri

Ndoshta gërma “C” në në fjalën UFC do të thotë Conor, që është kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse. Ndoshta kështu mendon edhe vetë kampioni irlandez, që në mesazh të bërë publik në faqen e tij zyrtare në “Twitter” i thotë presidentit të UFC-së, Dana White”, të ulet, pasi nëse ka ndonjë “boss” në këtë sport, ai është Conor McGregor.

Këtë gjë, irlandezi e pranon në promovimin e EA Sports UFC 3, një video-game ku për herë të parë është futur si sportist që mund të luajë edhe vetë presidenti i arteve marciale mikse Dana White. Irlandezi do të humbasë titullin kampion bote të peshës së lehtë sapo të nisë duelim mes Tony ferguson dhe Khabib Nurmagomedov, në eventin e UFC-223, më 7 prill.

Related posts

ZBULON SFIDAT E MC.GREGOR/ Dana White: Fillimisht triologjia, më pas titulli

Delo.autor

NATE DIAZ U RIKTHYE NË KAFAZ PAS 3 VITESH/ Presidenti i UFC-së thur elozhe: Ai është në nivelin e…

Delo.autor

“CONOR MCGREGOR NË FORMË”/ Dana White: Gjithnjë i rrezikshëm kur rikthehet në kafaz

Delo.autor

Leave a Comment