Futboll

Lopetegui: Është e rëndësishme që Isco të luajë

Spanja do të luajë të martën kundër Argjentinës, por pyetjet më të mëdha për trajneri Julen Lopetegui kanë pasur lidhje me lojtarët që ai do të grumbullojë për Kupën e Botës dhe për aktivizimin e pakët të Isco-s me Real Madrid.

Fantazisti ka luajtur nga minuta e parë kundër Gjermanisë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. “Isco është një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren”, ka thënë Lopetegui për “Radio Maraca”. “Është shumë e rëndësishme që ai të luajë, por nuk mund të gjykoj vendimet që merr një koleg i imi”.

Në lidhje me lojtarët që do të grumbullohen për Kupën e Botës, tekniku i Spanjës ka bërë të ditur se nuk ka vendosur akoma. “Kam një ide për ekipin e Kupës së Botës, por nuk është përfundimtare. Ka lojtarë që kanë akoma një mundësi, edhe pse nuk janë grumbulluar këtë herë. Nuk dua t’i mbyll derën Javi Martinez-it apo të tjerëve”.

Cilido që të jetë pjesë e listës së 23 lojtarëve, Spanja konsiderohet një nga përfaqësueset favorite për të fituar në Rusi. “Ne duhet të jemi të përulur dhe të shkojmë atje duke e ditur se jemi mes ekipeve favorite”, ka thënë Lopetegui. “Duhet të fitojmë me stilin tonë të lojës në çdo ndeshje”.

Related posts

VIDEO/ Kushtoi 160 mln euro, Coutinho turpërohet keq gjatë prezantimit

Q.Autor

Conte parakalon rivalët, është ai i përzgjedhuri i PSG për stolin

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Maradona e nis me festë, fitore dhe spektakël në Meksikë

Isa.Autor

Leave a Comment