Futboll Seria A

Nga Belgjika vjen lajmi për goditjen e mundshme të Milanit në sulm

Periudha e merkatos është ende larg, por ekipet kanë kohë që kanë filluar të lëvizin për të përforcuar ekipet në sezonin e ardhshëm, dhe ekipi i Milanit ka lëvizur sepse pas marrëveshjeve të arritura me Reina dhe Strinic, “Djalli” me siguri nuk do të fokusohet vetëm tek lojtarët me parametra zero, por gjithashtu po studion alternativa të tjera dhe njëri prej tyre është edhe Thorgan Hazard, vëllai i Eden dhe Kylian.

Ashtu si dy vëllezërit, Thorgan është gjithashtu një sulmues i jashtëm dhe është një nga lojtarët kryesorë tek ekipi i Borussia Mönchengladbach.

Sipas faqes belge “voetbalnieuws”,djaloshi i cili ka një kontratë që përfundon në qershor 2020 dhe me një klauzolë që vlerësohet rreth 20 milionë euro, është vëzhguar me  kujdes nga kuqezinjtë për një periudhë të gjatë, por për ta transferuar në Milano, nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh se për të siguruar shërbimet e lojtarit janë vënë pas  Atletico Madrid dhe Sevilla, që drejtohet nga ish-trajneri kuqezi Vincenzo Montella, që janë të gatshëm të paguajnë klauzolën për lojtarin e lindur në vitin 1993, duke sfiduar në këtë mënyrë Milanin.

Related posts

ZBULON NJË HISTORI INTERESANTE/ Ish-ylli i Interit kujton: I thamë Zanettit se nëse je kapiten i vërtetë duhet të…

Delo.autor

“L’Equipe” konfirmon trajnerin e ri të Paris SG

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Sulmuesi Sanabria firmos me Torinon, por ja çfarë i ndodh gjatë vizitave mjekësore…

Delo.autor

Leave a Comment