Bundesliga Futboll

I skadon kontrata në 2019, Bayerni do ta shesë Vidalin

Një nga lojtarët që në fund të sezonit mund të largohet nga Bayerni i Mynihut është Arturo Vidal.

Kontrata e futbollistit përfundon në vitin 2019 dhe para se bavarezët ta humbasin me parametër zero mendojnë ta shesin që këtë verë. Janë të shumta skuadrat që e dëshirojnë 30-vjeçarin, duke filluar që nga Premier League dhe Seria A.

Mes tyre janë Milani dhe Interi, që po kërkojnë një mesfushor me nivel të lartë. Dy ekipet milaneze e kanë kontaktuar edhe më parë lojtarin. Gjithsesi, duket sikur Vidal tërhiqet më shumë nga ideja për të luajtur në Premier League.

Related posts

FITORJA E PESTË RADHAZI/ Laçi mposht Kastriotin dhe “fluturojnë” në renditje

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ankth tek kombëtarja europiane, konfirmohen 5 raste pozitive me COVID-19

Delo.autor

​E PABESUESHME sesi ky qen e mbron penalltinë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment