Futboll Seria A Sport

Gëzuar me shampanjë! Publikohet foto e festës së Ronaldos me Agnellin…

Cristiano Ronaldo sot kaloi te Juventusi nga Real Madridi për një shumë rreth 105 milionë euro.

Pasi Real Madridi pranoi ofertën e Juventusit, presidenti i Juventusit me avion privat udhëtoi për në Greqi, ku po i kalon pushimet me familjen. Dhe për këtë ata kanë pirë nga një gotë shampanjë, teksa festës se tyre i është bashkuar njeriu që e dërgoi Ronaldon te Juventusi, Jorge Mendes.

Ronaldo sot kaloi në ekipin italian pas një karriere të shkëlqyer me Real Madridin, me të cilin fitoi katër Liga të Kampionëve dhe katër “Topa të Artë”.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë katër vjeçare nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro në vit.

Related posts

ZYRTARE/ Liverpuli “blindon” sulmin, njofton firmën me yllin portugez

F.autor

​ISH-MESFUSHORI I TOTTENHAM/ Nayim: Me Messin në skuadër, çdo ekip është…

Isa.Autor

HIDHET SËRISH NË SULM/ Juventus ofron mesfushorin dhe para për Pogba, Manchester United jep përgjigjen

Delo.autor

Leave a Comment