Champions League Futboll

Eusebio Di Francesco: Ndaj Barcelonës do luaj si të barabartë, nuk e kemi frikë

Eusebio Di Francesco ka insistuar se Roma duhet patjetër ta respektojë Barcelonë, por assesi t’ia ketë frikën, duke shtuar se skuadrës së tij do t’i duhet ta ndalë tërë ekipin e Barçës dhe jo vetëm Lionel Messin.

Roma përballet me Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve më 4 prill në “Camp Nou”.

Ai është pyetur edhe si do ta ndalë Messin dhe përgjigja e tij ka qenë se nuk është i fokusuar në vetëm një lojtar.

“Ta ndalim Messin? Nuk kemi biseduar për vetëm një lojtar të caktuar, sepse na duhet ta ndalim tërë Barcelonën”, ka thënë Di Francesco.

“Tifozëve dua t’iu them se mund t’ia dalim. Duhet ta respektojmë Barcelonën, por jo t’i frikësohemi”, shtoi ai.

Related posts

MOVIOLA E EGNATIA-LAÇI/ Ja pse Shahini veproi drejt te penalltia e padhënë për rrogozhinasit (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Dekor fantasik në “Air Albania Stadium”, 21 mijë flamuj kuqezi do valëviten nga…

Delo.autor

FRIKË PËR JETËN E OLIVER KHAN/ Shoqërohet nga mafiozë, Legjenda e portës rrezikoi të ishte…

Delo.autor

Leave a Comment