Futboll Ligue 1 Sport

PRITET ZYRTARIZMI/ PSG paralajmëron ardhjen e Messit dhe mesazh për Real Madrid (VIDEO)

Në Real Madrid ende ruajnë shpresat për të nënshkruar me Kylian Mbappe këtë verë, por tani më gjasat janë zbehur, pasi që me ardhjen e Leo Messit, francezi mund të pranojë rinovimin e kontratës .

Se Paris Saint-Germain e do ende francezin dhe nuk mendon në largimin e tij, e ka konfirmuar edhe në njërën nga videot ku paralajmërohet ardhja e Messit, e që nga shumë po shihet si një mesazh i qartë për Los Blancos.

Në njërën prej kornizave në zhveshtore, shihen fanellat e Neymar dhe Mbappe të varura në të dyja anët, ndërsa në mes tyre flamuri i Argjentinës, që supozohet që do të jetë fanella e Messit.

Me këtë, PSG nënkupton që sulmi i tyre sezonin e ardhshëm do të shfaqet me tri figurat e yjeve që janë aktualisht në klub.

Mbappe hyn në vitin e fundit të marrëveshjes së tij, ku ai do të jetë në gjendje të diskutojë një transferim falas me klubet e tjera që nga janari 2022.

Plani i PSG -së duket i qartë: ata janë të gatshëm të rrezikojnë ta humbin atë falas vitin e ardhshëm, por do të provojnë ta bindin atë të qëndrojë kur zhvillohet sezoni.

Të gjitha shpresat e tyre duket se varen nga fakti nëse parisianët fitojnë apo jo Ligën e Kampionëve, gjë që është ajo që Mbappe dëshiron më shumë se gjithçka./Telegrafi/

Related posts

KRITIKON RONALDON ME SHOKË/ Rooney: Ka shumë pritshmëri e presione rreth këtij klubi dhe…

Delo.autor

HISTORIKE PËR TOTTENHAM/ 517 ditë pritje për blerjen rekord (FOTO)

Delo.autor

NUK NDALET INTER ME PËRFORCIMET E MËDHA/ “Zikaltërit” tentojnë të “rrëmbejnë” mbrojtësin spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment