Futboll

Grezda: Mungoi bashkëpunimi me të rinjtë, vetëm dëshira nuk mjafton

Edhe Eros Grezda evidentoi se gjendja fizike e shumë lojtarëve, ndikoi në rezultatin e sotëm, ndërsa gjakovari theksoi se edhe bashkëpunimi me debutuesit nuk ishte në lartësinë e duhur.

Çfarë nuk shkoi në këtë takim?
Grezda: Në fakt provuam gjithçka, duke ndryshuar edhe skemën, por nuk ia dolëm të marrim rezultat. Mendoj se ndikuan kushtet në të cilat u luajt ndeshja, ndërsa kundërshtari ishte shumë më lart edhe fizikisht.

Norvegjia luan si Skocia dhe Izraeli, që i keni kundërshtarë në Ligën e Kombeve, por sot vuajtët shumë…
Grezda: E thashë edhe më parë se nuk ishim në gjendjen e duhur fizike. Duhet të evidentojmë se sot debutuan disa lojtarë, me të cilët nuk është se ishim harmonizuar shumë dhe nuk arritëm të bashkëpunonim siç duhet.

Ju ishit nga më agresivët dhe më të mirët sot, kjo edhe sepse luani rregullisht në skuadrën tuaj. A ndikon aktivizimi në gjendjen fizike?
Grezda: Patjetër që po, pasi të luash vazhdimisht mësohesh me ritmin e lojës dhe je më i fortë. Ne kishim dëshirë për të luajtur, por kjo nuk mjafton kur nuk je mirë fizikisht. Shpresoj që lojtarët që po luajnë pak, të marrin më shumë minuta, sepse kemi cilësi për t’u bërë një skuadër shumë e mirë.

Related posts

E PABESUESHME/ Mësoni se ku do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kombeve

Isa.Autor

RRËFEN VITIN E ËNDËRRAVE/ Sulmuesi Uzuni: Ju tregoj 2 momentet më të veçanta të 2020-ës

Delo.autor

JUVENTUS E LA TË LIRË/ Mbrojtësi kalon te kundërshtarët e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment