Futboll Sport

RIKTHEHET DHUNA NË FUTBOLL/ Flet Trajneri i Maliqit: Ishim në rrezik për jetën… (VIDEO)

Rikthehet dhuna në kampionatin shqiptar të futbollit në Kategorinë e Dytë në ndeshjen Këlcyra-Maliqi e zhvilluar ditën e sotme dhe e mbyllur me rezultatin 1-1. Një futbollist i Maliqit, emri i të cilit nuk bëhet publik, sipas trajnerit për arsye familjare është goditur me grusht në fushë në nofull dhe ka përfunduar në spital për t’iu nënshtruar operacionit. Report Tv siguron pamjet e momenteve të tensionit gjatë ndeshjes mes dy ekipeve sot në Këlcyrë.

Trajneri i Maliqit, Egli Malësia i kontaktuar nga Shqiptarja.com u shpreh se ishte mbrojtësi i Këlcyrës, Aristidhis Coli që goditi futbollistin e ekipit të tij. Ai theksoi se lojtarët janë goditur gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa tentativa pati për të qëlluar edhe atë. Malësia thotë se në kushtet aktuale po mendon tërheqjen nga kampionati.

“Lojtarët e ekipit të Maliqit janë goditur pa top pa gjë gjatë gjithë ndeshjes. Pa ti dhunë dhe cdo gjë ishte ne ekstrem. Tentuan të më godisnin edhe mua, por nuk arritën. Për arsye familje nuk duam ta publikojmë emrin e lojtarit tanë që është goditur në nofull. Po mendoj të tërhiqem nga kampionati. Delegati dhe vëzhguesi nuk e di se cfare do të relatojnë. FSHF-ja duhet të bëjë punën” tha ai.

1572800502_sherrgrusht001.jpg

Lajmi në përditësim…

Related posts

KAOSI NË BRAZIL-ARGJENTINË/ Ndërhyn policia dhe ambasadorët. Kërkohet depërtimi i 4 lojtarëve

Delo.autor

Kjo është e tepërt, edhe Pornhub tallet me Neymar (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Laçi-Kukësi: Paqe në pjesën e parë, asnjë rast i pastër për të dyja ekipet

Isa.Autor

Leave a Comment