Futboll

Ramadani: I lumtur për debutimin, por duhet ende punë

Ramadani debutoi sot me Shqipërinë dhe sipas Panuccit ishte një nga gjërat më pozitive të këtij takimi miqësor. Vetë futbollisti u shfaq i lumtur me mundësinë që iu dha, por pranoi se i duhet ende punë për t’u shprehur më mirë.

Luani në Danimarkë dhe ndoshta e njihnit më mirë se kushdo Norvegjinë…
Po, e vërtetë, pasi Norvegjia dhe Danimarka kanë një futboll të përafërt. Besoj se e prisja këtë lojë të kundërshtarit, por më vjen keq që nuk morëm rezultat.

Vuajtët shumë sot dhe debutuat me humbje. Çfarë nuk shkoi?
Edhe ne patëm mundësitë tona dhe po të kishim shënuar me Ajetin, do të flisnim ndryshe. Gjithsesi unë, Bare, Qaka dhe Lika, luanim për herë të parë dhe normalisht që na duhet pak kohë për t’u harmonizuar dhe për t’u bërë pjesë e ekipit.

U duk se mungoi qarkullimi i topit që pritej prej teje…
Po kjo ishte ndeshja ime e parë me Shqipërinë dhe normalisht që më duhet ende kohë për të arritur të shprehem mirë. Gjithsesi, me kalimin e kohës do të arrijmë të bashkëpunojmë më mirë dhe të shprehemi më mirë.

Related posts

Kolarov “tërbon” Kosta Rikën me një EURO gol dhe nderon Serbinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Real Madrid i kthehet ‘dashurisë’ së vjetër, De Gea prioritet i merkatos së verës

Q.Autor

ZYRTARE/ Përforcimi i dytë, Tirana firmos me ish-kapitenin e Kombëtares Shpresa

Delo.autor

Leave a Comment