Futboll Premier League Sport

Shorti i Kupës së Ligës/ Spikat Liverpool-Chelsea, ndërsa Lampard do të sfidojë MOU

Liverpool do të ndeshet me Chelsea në atë që do të jetë ndeshja kryesore e raundit të tretë të Kupës së Ligës në Angli, “Carabao Cup”. Të dyja këto ekipe e kanë nisur me pikë të plota Premier League.

Shorti i hedhur sot pasdite ka përcaktuar gjithashtu se Frank Lampard, aktualisht trajner i Derby County, do të ndeshet për herë të parë me Jose Mourinho, trajneri i Manchester United.

Dyshja ka fituar gjithçka së bashku te Chelsea, përfshi Kupën e Ligës në vitin 2005.

Ndeshjet e raundit të tretë, ku ndryshe nga më parë do të jenë në garë të gjitha klubet e Premier League, do të luhen më 24 shtator.

Manchester City, fitues i edicionit të kaluar të kësaj veprimtare do të luajë në fushën e Oxford të kategorisë së tretë, ndërsa Tottenham do të presë Watford në derbin e Londrës.

Ja tabloja e 1/8-ve të finaleve të “Carabao Cup”.

Related posts

Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë në Europë (FOTO)

Q.Autor

Mbyllet pjesa e parë/ KOSOVA “ngrin” rezultatin për 45 minuta në Nations League

Isa.Autor

PAS 3 SEZONESH ME INTER/ Joao Mario nis aventurën e re tek klubi turk…

Delo.autor

Leave a Comment