Futboll

Dani Alves: Coutinho është në nivel me Neymarin

Dani Alves nuk brengoset për mungesën e Neymarit në ekipin kombëtar të Brazilit, sepse beson se Philippe Coutinho është po aq i mirë sa bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germain.

Që prej Kupës së Botës më 2014, kur nuk u ftua nga Luiz Felipe Scolari, Coutinho është bërë njëri prej mesfushorëve më të talentuar në botë.

Paraqitjet e tij të rregullat së pari për skuadrën e Brendan Rodgers dhe më pas të Jurgen Klopp në Liverpool kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e tij, para transferimit në Barcelonë në janar për 160 milionë euro.

Dhe Alves insiston se Coutinho duhet të konsiderohet i të njëjtit nivel me Neymarin, i cili mungon në super ndeshjes e së martës mbrëma mes Brazilit dhe Gjermanisë, për shkak të lëndimit.

“Mendoj se Coutinho është lojtar i të njëjtit nivel me Ney. Ai ka ndikim shumë të madh në lojën tonë dhe në ekipet që luan”, ka thënë Alves

Related posts

ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e re, “verilindorët” firmosin me ish-futbollistin e Partizanit…

Delo.autor

Partizani në udhëkryq/ Ish-sulmuesi kritikon bordin drejtues për ecurinë e klubit

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Lyon trondit Juventusin: do 50 milionë euro për objektivin bardhezi

Delo.autor

Leave a Comment