Futboll Seria A

Ish-mesfushori i Inter denoncohet për trafik kokaine!

Nicola Berti, ish-flamuri zikaltër dhe sot ambasador i Inter në Europë, është denoncuar nga Prokuroria e Piacenza për favorizim në trafikimin dhe konsumimin e kokainës, që në mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga tetë persona dhe ka denoncuar katër të tjerë, mes të cilëve pikërisht ish-mesfushori i Inter dhe Italisë. Roli i Berti duket se ka qenë dytësor, megjithatë akuzohet për bashkëpunim dhe fshehje të krimit.

Image result for nicola berti

Bashkëpunimi i munguar, gjatë hetimit të forcave të rendit, ka hapur telashe për Berti, edhe pse nuk ka prova të mirëfillta për përfshirjen e tij në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës. Tetë të arrestuarit janë nga Piacenza, por disa prej tyre janë me prejardhje nga jashtë Italisë, pavarësisht se kanë pasur dokumentet të rregullta italiane. Në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë për fatet e Berti…

Related posts

SYNOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Bayern dhe Manchester City duel në merkato, kërkojnë talentin francez…

Delo.autor

A NDJENI KEQARDHJE PËR MAURO ICARDIN? Ja përgjigja që jep trajneri Ancelotti

Delo.autor

KLASIKJA 90-VJEÇARE EVROPIANE “MBËRTHEN” TIFOZËT/ Ja si priten të luajnë Italia dhe Anglia sonte në “Maradona”

F.autor

Leave a Comment