Futboll

Faruk Sejdini: Shqipëria pa ide, lojtarët mosbesues ndaj Panuçit

Faruk Sejdini, ish-trajneri i famshëm i Dinamos, ka komentuar paraqitjen e ekipit Kombëtar në miqësoren me Norvegjinë. Në mikrofonin e Rtsh Sport, “xhaxhi” shprehet se ekipi i Panuçit iu duk pa ide, dhe shtoi se brenda grupit mund të krijohen dy standarte, nga emrat që thirren në grumbullim.

faruk sejdini

Ekipi përfaqësues m’u duk një ekip pa ide. Kur ke një ekip që kërkon ta rindërtosh, kur ke edhe elemente të rinj, duhet të përçosh edhe idetë e tua. Kur ekipi ka një gjendje të atillë fizike, si mund të luash me një mesfushë me 3 lojtarë, nga ku 2 luajnë për herë të parë. E gjithë barra i bie Xhakës, dhe aty nuk kishte lojtarë që t’i jepnin frymëmarrje ekipit.

Nëse Panuçi thotë se Agolli ikën nga Kombëtarja se është i vjetër, nuk mendoj se Lila mund të ketë ndonjë perspektivë. Shumë mirë mund të fusësh Abazajn. Dy standartet brenda grupit, plus fakti që ne jemi ekip i ndjeshëm emocionalisht, dhe kjo gjë përçon një mosbesim te trajneri. Kjo është diçka e keqe kur krijohet një model i tillë.

Related posts

“NE DUAM TROFEUN CHAMPIONS”/ Rrëfehet presidenti i Juventus: Sfida më e madhe është që të…

Delo.autor

NUK IA DEL NË TRANSFERTË/ Dyshja Sarr-Deeney mposht Manchester United

Delo.autor

E PABESUESHME/ Parma në avantazh ndaj Interit me supergolin e Dimarcos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment