Hitoria që lidh garat motorrike me shtetin e Finlandës shkon thellë ndër vite duke na evokuar një kohë ë largët. Ishin vitet 30 gjatë të cilëve zhvilloheshin garat motorrike, të cilat njiheshin si Çmimi i Madh i Fnlandës. Por për shkak të një sërë aksidentesh vdekjeprurëse përgjatë viteve kjo ndalesë u përjashtua përfundimisht nga kalendari zyrtar në vitin 1982.
Tashmë pas plot 35 vitesh cirkuti KymiRing ka nisur të riknstruktohet për të mirëpritur Botërorin e MotoGp, duke u konsideruar si një ndër ndalesat më të bukra për atë që do të ofrojë, pamje, shpejtësi dhe mbi të gjitha siguri, duke bërë që Finlanda që ka nxjer pilotë legjendarë dhe ka një histori të pasur të këtyrë garave të rikthehet të jetë pjesë e Botërorit të MotoGp duke startuar nga edicioni i vitit 2019.
Kjo ndalesë ndodhet në rajonin e Kymelansko rreth 110 km larg Helsinkit. Marrëveshja parashikon që ndalesa e Finlandës të jetë zyrtarisht pjesë e programit të garave deri në vitin 2023 pra fillimisht behët fjalë për një akord 5-vjeçar.