Futboll

Kosova triumfon edhe në miqësoren e dytë ekzotike

Ka përfunduar me fitoren minimale 2-0 ndeshja miqësore e Kosovës kundër Burkina Faso-s. Kjo është fitorja e dytë radhazi në debutim për trajneri Bernard Challandes, i cili mori drejtimin e përfaqësueses kosovare vetëm një muaj më parë. Fitorja e parë ishte ndaj Madagaskarit pak ditë më parë me rezultatin 1-0. Ndërsa miqësorja e dytë me një tjetër skuadër të dobët u luajt sot dhe u fitua 2-0 me gola të shënuar në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e takimit të luajtur në një rrethinë të Francës, e quajtur Francoville, përfundoi me rrjeta të paprekura. Ndërkohë që në 45 minutat e dyta të sfidës erdhën dhe golat për verdheblutë.

Vedat Muriqi zhbllokoi rezultatin në minutën e 74-t të ndeshjes, ndërsa ky gol u ruajt me fanatizëm për minuta të tëra. Por, në minutën e 89 është një prej lojtarëve të Burkina Faso-s që ndëshkohet me karton të kuq dhe Kosova shfrytëzon momentin për të dyfishuar shifrat.

Related posts

Luftëtari mbetet “duarbosh”, kapiteni i gjirokastritëve shumë pranë largimit

Sadik.Autor

van Gaal: Të largohet nga United, Blind më mirë të transferohet te Barcelona!

Delo.autor

Zbuloni 4 golat më të bukur gjatë fazës së 1/8 në Kupën e Botës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment