Basketball

Curry rikthehet në play off, trajneri: E vështirë pa të, por fitojmë

Analizat mjekësore kanë konfirmuar se basketbollisti i Golden State, Stephen Curry, do të mungojë të paktën 3 javë, çka do të thotë që ylli i Warriors nuk do të luajë deri në fund të sezonit të rregullt, duke rrezikuar edhe ndeshjet e para çerekfinale të play off-it.

Këtë lajm e konfirmoi trajneri i Golden State, Steve Kerr, që tha: “Curry do të mungojë për një kohë të gjatë dhe mungesa e tij është e rëndësishme për ne, pasi është lojtari kryesor i skuadrës. Megjithatë, ne mund të fitojmë ndaj çdo rivali në NBA”, tha Kerr.

Skuadra e Golden State e ka siguruar kualifikimin për në play off, por vështirë se do të renditet e para, pasi në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ndodhet ekipi i Houston.

Problem tjetër është se mungojnë edhe Durant, Thompson e Green, por që do të rikthehen më shpejt në parket. “Nëse do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, mund t’i mposhtim të gjithë. Unë shpresoj që gradualisht skuadra të kompletohet me lojtarët e dëmtuar dhe të vazhdojmë rrugën tonë për të mbrojtur titullin”, deklaroi më tej Kerr.

Related posts

Nuk shklyen detyrimet, Eagles nuk lejohet të luajë nga FSHB dhe humbet ndeshjen 20-0

Q.Autor

Toni Parker, gati divorci me San Antonio Spurs pas 17 vitesh

Sadik.Autor

NBA/ Harden i papërmbajtshëm, Warriors “fundosen” nga Lakers

Delo.autor

Leave a Comment